Shkupi u tregua një nivel më i lartë se Voska Sport e Ohrit.
Kampioni në fuqi, Shkupi, ngadhënjeu me rezultat 6:0 ndaj Voska Sport, në ndeshjen e të tetës së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Ballafaqimi mes skuadrave shqiptare, u dominua nga shkupjanët dhe pa ndonjë vështirësi kaluan në çerekfinale.
Alvarez (31'), Adetunji (34' e 51'), Hamidi (58'), Nasimi (70' e 82'), shënuan për fitroren e Shkupit.
Shkëndija është prej favoritëve për të fituar trofeun e Kupës së Maqedonisë.
"Voska Sport është eliminuar nga Kupa e Maqedonisë që në fazën e dytë, pasi hasi në një kundërshtarë të fuqishëm, si FC Shkupi, skuadër kjo që aktualisht mbron titullin e kampionit.
Tashmë fokusi ynë kryesor mbetet Kampionati, aty ku synojmë të luftojmë deri në fund për dy pozitat e para", shkruan në faqen e FC Voska.