Eldorjan Hamiti ka gjykuar në ndeshjen e sotme të Europës mes Realit të Madridit dhe Shakhtar Donetsk, sa i përket grup moshave U-19 në Uefa Youth League.
Arbitri shqiptar ka pasur jo pak punë për të bërë, në një ndeshje që pa 7 gola, pasi madrilenët fituan në shifrat 6-1.
Një penallti është akorduar në favor të Realit në minutën e 39, por Moran ka gabuar krejtësisht me konkretizimin.
Sa i përket kartonëve të dhënë në këtë takim, Hamiti ka nxjerrë 6 të verdhë nga xhepi.