Mesfushori i Arsenalit, Albert Sambi Lokonga është në shënjestër klubit të madh italian, Juventus.
Interesimi i Arsenalit për mesfushorin e Juvës, Manuel Locatellin, siç raportojnë mediat italiane, e ka hapur derën e shkëmbimit të mundshëm me Lokonga.
“Topçinjtë” e shohin Locatellin si përforcim të mundshëm në janar, dhe tashmë thuhet se shumë shpejtë do të nisin negociatat për shkëmbimin e italianit me Lokonga.
Torinezët janë të bindur në potencialin e Lokonga-s, megjithëse, hezitojnë të humbasin Locatelli-n.
Lokonga këtë sezon të garave, ka zhvilluar shtatë ndeshje, tri nga to titullar..