Graham Poter e ka nisur me fitore aventurën e tij në krye të bluve në Ligën e Kampioneve.
Londinezët kanë kaluar Milanin 3-0 dhe ai nuk e ka fshehur gëzimin, duke vënë në dukje personalitetin e treguar nga skuadra e tij.
“Ka qenë një mbrëmje pozitive për ne. Qasja e skuadrës në fushë ka qenë fantastike.
Për ne kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme. Fillimi ka qenë disi nervoz, pasi kishim presionin e rezultatit, por më pas skuadra ka luajtur lirshëm, duke marrë kontrollin e lojës.
Goli i parë ishte ai që na dha qetësi, pasi për ne u bë më e lehtë. Në tërësi ka qenë një paraqitje mjaft e mirë si skuadër.
Përjashto fundin e pjesës së parë, kur Milani na vuri në vështirësi, për pjesën tjetër e kemi kontrolluar ndeshjen pa rrezikuar shumë”, ka thënë Poter.