Arsenali ka marrë tre pikë ashtu siç pritej, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 ekipit norvegjez Bodo/Glim, në takimin e xhiros së tretë të Grupit A të Europa League.
Futbollistët Nketiah (23'), Holding (28'), Vieira (85’), shënuan për fitoren e ‘Topçinjve’.
Granit Xhaka i ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të dhe u zëvendësua në atë të 58-tën.
Arsenali udhëheq renditjen me 6 pikë, pasojnë Bodo/Glim 4, PSV 4 dhe Zurich 0 pikë.