Java e tetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll starton sot (e premte) me dy ndeshje interesante.
Në Grupin A, Feronikeli 74 e pret Lirinë e Prizrenit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, shkruan Gazeta Olle.
Skuadra nga Drenasi gjendet në vendin e parë në tabelë, ndërsa prizrenasit udhëtojnë pas një serie prej tre fitoreve radhazi.
Në Grupin B, Fushë Kosova luan ndaj Flamurtarit, në stadiumin “Ekrem Graiçevci”.
Bardhekaltrit pozicionohen në vendin e dytë në tabelë, teksa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë, por me vetë tri pikë më pak.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.