Mungon vetëm zyrtarizimi, por Fronk Riberi ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen dhe karrierën e tij si futbollist profesionist!
Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Il Mattino”, sulmuesi francez do të “varë këpucët në gozhdë”.
Ky vendim është marrë për shkak të dëmtimeve të shumta që 39-vjeçari ka pësuar duke e mbajtur për shumë gjatë larg fushave të blerta.
Salernitana nuk është e gatshme që ta lërë të lirë francezin, pasi ndërprerja e një anëshme e kontratës do t’i kushtojë arkave të klubit nga Salerno plot 125 mijë euro neto në muaj dhe që nga momenti i zyrtarizimit të largimit nga futbolli i luajtur, Fronk Riberinë e pret një e ardhme si drejtues me një kontratë të paktën deri më 30 qershor 2024.
Ky është viti i tij i dytë në Salerno, teksa aktualisht në këtë sezon, 39-vjeçari është aktivizuar vetëm në një ndeshje në Serinë A, duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.
Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur veshur fanellat e Metz, Gallatasaraji, Marsejë, Bajern Mynih dhe Fiorentina.
Në karrierën e tij, Fronk Riberi është shpallur 9 herë kampion i Gjermanisë, 6 herë fitues i Kupës së Gjermanisë, 4 herë fitues i Superkupës së Gjermanisë, 1 herë fitues i Kupës së Ligës në Gjermani, 1 herë fitues i Champions-it, 1 herë fitues i Kupës së Botës për klube, 1 herë fitues i Superkupës së Europës, 1 herë fitues i Kupës së Turqisë.