Lewandowski, shpresa dhe ideja...

Futboll

Lewandowski, shpresa dhe ideja...

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:52
Lewandowski, shpresa dhe ideja...

Kur u inkorporua një ‘bishë’ e zonës si Robert Lewandowski, shpresa dhe ideja ishte se do të bëhej fener sulmues i Barçës së re. Kështu tha Xavi, i cili foli me të disa muaj para se polaku të pranonte ofertën e Barçës. Pas përgatitjeve parasezonale në të cilat e kishte të vështirë ta hapte “llogarinë”, fillimi zyrtar i sezonit ishte i shkëlqyer. Thjesht hidhini një sy numrave të tij: 12 gola (9 në La Liga), mesatarisht 1.29 gola për ndeshje.

Problemi është se skuadrës së Xavit i mungojnë figura të tjera që marrin përgjegjësinë e shënimit. Më poshtë, në tabelën e golashënuesve të Barçës janë tashmë Ansu Fati dhe Dembélé, me nag dy gola. Shumë largësi nag polaku.

Kjo është edhe arsyeja pse ditët e fundit po komentohet kaq shumë fakti që Aubameyang kishte shënuar dy gola në vetëm tre-katër goditje. Dukej se me ‘rosterin’ që kishte, trajneri blaugrana mund ta balanconte çështjen e golit. Me Memphis Depay e lënduar dhe që ka numëruar shumë pak minuta edhe kur ishte i shëndetshëm, duket se mungon alternativa e polakut në sulm.

Nëse i përmbahemi La Liga-s, me ndeshjen kundër Celta në horizont, të dielën, për të siguruar kreun, shifrat janë ndriçuese. ‘Lewy’ ka nën emrin e tij 9 nga 19 golat e shënuar nag krejt Barcelona.

Nga ana tjetër, Ansu, Dembélé, Raphinha, Ferran dhe Memphis grumbullojnë 6 gola së bashku, shkruan Telesporti.

Kjo do të thotë se Lewandowski shënon 47% të golave, ndërsa pesë të tjerët (të përmendur më lart), 31%. 4 golat e tjerë janë shënuar nga Pedri, De Jong, Eric dhe Sergi Roberto. Nëse shkojmë te golat në të gjitha garat, të dhënat janë edhe më kumbuese. Vetëm 5 gola janë shënuar në Champions League, të gjithë në të njëjtën ndeshje (5-1 kundër Victoria Plzen).

Tre prej tyre, nga Lewandowski. Pjesa tjetër nga Ferran dhe Kessie. Kundër Bayernit dhe Interit, polaku mbeti thatë. Më pak shqetësuese ishte dita e “Allianz Arena”, sepse u gjeneruan shumë raste të pastra. Ndaj Interit, me ‘Lewy’ të neutralizuar, askush nuk i erdhi në ndihmë. Asnjë figurë tjetër nuk u shfaq për të bërë ndryshimin në zonë.

Dembélé (pothuajse të gjithë topat përfunduan në këmbët e tij) ishte i vetmi që u përpoq, në fakt. Dhe ai nuk e kishte ditën e tij. Është për t’u habitur, për shembull, që Ferran nuk ka mundur të firmosë në La Liga. Edhe Ansu Fati, me të cilin trajneri thotë se duhet të jenë të durueshëm për shkak të dëmtimit që kaloi. Në këtë situatë lindin më shumë dyshime pse kishte një nxitim për të lejuar Jutglà dhe ‘Auba’ të largoheshin.

Përtej 1.29 golave ​​të ‘Lewy’ për ndeshje, Ansu ka mesatare finalizimi 0.29 (me pak minuta aktivizimi), Dembélé 0.29, Raphinha 0.14, Memphis 0.5 dhe Ferran 0, që siç thamë nuk ka mundur ende të debutojë në kampionat. Me siguri, pasi nuk ka luajtur asnjë minutë ndaj Interit, do ta ketë shansin të dielën ndaj Celta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat