Egnatia mori një barazim pa gola përballë Erzenit në “Niko Dovana”, në javën e shtatë të Superiores. Në një intervistë për “Oversport”, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, u shpreh i zhgënjyer që skuadra që nuk po shënon, por i lumtur për lojën e bërë nga lojtarët.
“Ndeshja sot u nda me episode. Kishim një 20-minutësh shumë të mirë në pjesën e parë dhe ishin më afër golit. Lojtarët nuk janë shumë të përqendruar përpara portës. Gjatë javës duhet të punojmë më shum në këtë pikë. Jam i lumtur nga prodhimi i lojës, por mërzia vjen kur goli s’vjen.
Kishim një metodë, për të futur Fernandon mes linjave. Kjo gjë nuk funksionojnë më. Ndryshuam skemën, por goli nuk erdhi sërish.
Sot që nga minuta e 55’ kemi luajtur në gjysmë fushe. Kemi qenë në kontroll me topin. Kur nuk shënon presioni rritet te lojtarët dhe kështu humbet përqendrimi përpara portës.
Selita ka qenë 100% në detyrë. Musta është një lojtar me eksperiencë, por ka mbrapa një lojtar të ri që ka shumë uri për të shkuar përpara”, u shpreh Tetova.