Lyoni nuk ia del në përballje me Toulousen, duke luajtur baras (1:1), në ndeshjen e javës së 10-të të Kampionatit të Francës.
Ndeshje e fortë deri në minutën e fundit, ku edhe Toulouse në disa raste u shfaq e rrezikshme madje në pjesën e parë qëlloi edhe traversën përmes futbollistit Stijn Spierings.
Tete në minutën e 2-të e kaloi në epërsi Lyonin.
Në minutën e 67-të, Ratao barazon rezultatin (1:1).
Lyoni është në vend të shtatë me 14 pikë dhe Toulouse renditet në të 11-tin me 12 sosh.