Lionel Messi shqetëson jo pak stafin e PSG teksa argjentinasi pati probleme në ndeshjen e fundit ndaj Benficës në Champions League. sipas stafit mjekësor të parizienëve, 35-vjeçari vuan një dëmtim të lehtë në pulpë dhe për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Reims nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Christopher Galtier.
Gjithsesi, pritet që Messi të rikthehet normalisht në fushë për ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Benficës, edhe pse asgjë nuk është e sigurt pasi te PSG nuk kanë ndërmend ta rrezikojnë lojtarin nëse ai nuk është në 100%.
Madje, vetë Messi po përkujdeset për formën e tij duke njohur kalendarin e ngjeshur teksa vëmendje të veçantë merr Botërori i Katarit me “pleshtin” që e ka pranuar se për të do të jetë i fundit në karrierë.
Këtë sezon, Messi është duke zhvilluar një sezon tejet të mirë sa i takon statistikave duke qenë se ka shënuar tetë gola dhe po ashtu numëron edhe tetë asistime në 13 ndeshje.