Bayerni i fokusuar drejt të ardhmes, synon transferimin e sulmuesit 18-vjeçar

Futboll

Bayerni i fokusuar drejt të ardhmes, synon transferimin e sulmuesit 18-vjeçar

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 09:16
Moses Turay

Sipas “FootMercato”, Bayern Munichi raportohet se ka shprehur interesim për futbollistin e ri, Moses Turay.

Sulmuesi nga Sierra Leone është pjesë skuadrës Troyes B, teksa ende nuk ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e parë.

Klubi nga Ligue 1 thuhet se po dëshiron t’ia ofrojë kontratën e parë profesionale, por nuk dihet nëse do të pranohet nga lojtari, pasi për të kanë shprehur interesim disa nga klubet e mëdha evropiane.

Paraqitjet e mira të 18-vjeçarit thuhet se kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve gjermanë, të cilët tani synojnë transferimin e tij. Klubet tjera të interesuara për Turayn janë Eintracht Frankfurti, Borussia Monchengladbach, Nice, Lille dhe Lazio

Nëse Moses Turay nënshkruan me Bayernin, ai fillimisht thuhet se do t’i bashkohej ekipit B të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat