Drita synon tre pikë, Prishtina ndeshet me Dukagjinin

Futboll

Drita synon tre pikë, Prishtina ndeshet me Dukagjinin

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:14
Drita sznon tre pikë, Prishtina ndeshet me Dukagjinin

Albi Mall Superliga do t’i zhvillojë sot (e shtunë) dy ndeshje që janë të planifikuara në kuadër të javës së dhjetë.

Drita është nikoqir i Trepçës ’89, në ndeshjen që fillon  në ora 13:00 në stadiumin e qytetit.

Klubi gjilanas aktualisht është lider në elitën e futbollit tonë, ku ka arkëtuar deri më tani 21 pikë, në anën tjetër, skuadra nga Mitrovica është në vendin e gjashtë dhe ka nëntë sosh.

Nga ora 20:00, Prishtina do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bardhëeklatrit pozicionohen në vendin e katërt me 12 pikë, ndërsa Dukagjini është në të fundit më pesë sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat