Rikthimi në fushë, mbase që sot ndaj Juves, ishte dhurata më e mirë që Teo Hernandez mund t’i bënte vetes për 25-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, anësori kuqezi ka dhënë një intervistë për revistën “11”.
Rritja juaj profesionale është vënë re nga të gjithë. Ju si e komentoni?
Që kur kam ardhur jam përmirësuar vërtet shumë. Që nga dita e parë ndryshimi im si atlet dhe si individ ka qenë i madh. Shokët, trajneri dhe Maldini më kanë ndihmuar shumë, por unë dua të punoj e të përmirësohem edhe më shumë. Rritja individuale duhet të ecë paralelisht më atë si sportist. Ndiehem më i pjekur si njëri dhe në fushë më duket se po e pasqyroj.
Çfarë defektesh keni korrigjuar?
Kur erdha te Milani nuk mbroja mirë. Tani jam më i kompletuar, por mund të bëj edhe më tepër e në shumë aspekte.
Ndihmojnë ndeshjet e Champions-it apo si kjo me Juven për t’u rritur?
Jo jo, unë rritem në stërvitje. Çdo ditë, duke punuar e dukë ndjekur udhëzimet e trajnerit. Jam 25 vjeç dhe duhet të punoj më tepër.