Bayern Munih raportohet se ka shprehur interesim për futbollistin e ri, Moses Turay.
Sulmuesi nga Sierra Leone është pjesë skuadrës Troyes B, teksa ende nuk ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e parë.
Klubi nga Ligue 1 thuhet se po dëshiron t’ia ofrojë kontratën e parë profesionale, por nuk dihet nëse do të pranohet nga lojtari, pasi për të kanë shprehur interesim disa nga klubet e mëdha evropiane.
Sipas “FootMercato”, në mesin e klubeve të interesuara është edhe Bayern Munih.