Bekim Rexhepi, portieri i Partizanit, ka qenë vendimtar në duelin ndaj Vllaznisë në Shkodër teksa ka bërë disa pritje vendimtare që ishin të rëndësishme për të siguruar fitoren 2-1. Pas sfidës, ai theksoi për “Oversport” se kishte kaluar momentin e vështirë pas gabimit në derbi.
“Kur vjen nga një gabim i tillë, duke pasur parasysh edhe që është derbi, normale është e vështirë. Por besoj se çdo profesionist e kupton kur ka momente me ulje e ngritje. Unë e kam marrë me qetësi, ka qenë e vështirë por e kam kaluar me qetësi.
Në këtë ndeshje besoj se pritja e fundit është më e lezetshme.
Për vete nuk ndjej presion nga askush, kam përkrahje maksimale nga ekipi e çdokush. Unë futem në çdo ndeshje për të bërë më të mirën.
Unë mund të them që do të jap maksimumin në çdo ndeshje. E dini se si përjetohen në futboll gëzimet dhe gabimet. Por do të rri me kokën lart dhe do të jap maksimumin për Partizanin”, theksoi Rexhepi.