Është interesant se Serbia gjithmonë kujton humbjet, kujton vitin që nuk arriti të kualifikohet në Kampionatin Evropian në futboll.
Serbia kujton edhe datën e 14 tetorit, që shkaktoi turpin me të madh në Kontinentin e Vjetër, duke sulmuar futbollistët shqiptarët vetëm pse po luanin mirë dhe vetëm pse flisni shqip!
Serbët janë të njohur për të orkestruar gjëra të paqena dhe për t’u mburrur me gjëra të kota dhe ata mburren me një fitore në Elbasan, një fitore koti.
Serbia vajton incidentin e Beogradit dhe humbjen me rezultat 3:0 zyrtar nga Shqipëria.
Serbia kujton gjunjëzimin nga trimat shqiptarë!
“Në këtë ditë, më 8 tetor të vitit 2015, Kombëtarja e Serbisë e futbollit ka mundur 2:0 kombëtaren shqiptare në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të Francës.
Ndonëse prej kohësh ishin shuar të gjitha shpresat që shqiponjat serbe të jenë në kampionatin e Kontinentit të Vjetër, dueli me Shqipërinë ishte më shumë se një lojë.
U luajt për nder dhe fitoi!
Një fitore që nuk do të thoshte asgjë në kualifikuese, por solli shumë gjëra të tjera.
Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajiq me golat në minutën e 90-të dhe të 90+3 i sollën skuadrës sonë një festë të madhe dhe të merituar.
Të zgjedhurit e trajnerit të atëhershëm Radovan Çurçiq prishën festën e përgatitur prej kohësh të shqiptarëve. Vendasit nisën të festonin kualifikimin në Kampionatin Evropian, gjë që do t'ia mundësonte një fitore ndaj Serbisë në një stadium të mbushur plot në Elbasan.
Por serbët e penguan, duke rikthyer vetëm një pjesë të borxhit për shkak të incidentit të shkaktuar nga shqiptarët në Beograd dhe duke penguar skuadrën serbe që t'i mposhtë ata tashmë në stadiumin e Partizanit dhe ata do të jenë që do të luftojnë për një vend në turneun final evropian.
Kujtojmë se në minutën e 42-të, mbi stadiumin e Partizanit u shfaq një dron me telekomandë që mbante një flamur shqiptar me një mesazh që përfshinte hartën e Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë së Vogël.
Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, Stefan Mitroviq rrëmbeu flamurin dhe disa lojtarë shqiptarë erdhën dhe filluan një sherr”, shkarravit mediumi “Kurir”.
“Provokimi pati sukses, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ia hoqi pikët Serbisë dhe ia dha Shqipërisë...
Ishte një sukses historik për popullin shqiptar, të cilin e festoi me një tapet të kuq dhe një pritje festive në Tiranë”, shkuan më tej.