Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet super derbi italian mes Milanit dhe Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e nëntë të Serie A.
Në xhiron fundit në kampionatin italian, Milani e mposhti Empolin me rezultat 3:1, kurse Juventusi shënoi fitore kundër Bolognas me shifrat 3:0.
Momentalisht, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara të dy skuadrat i ndajnë katër pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e pestë në kuotën e 17 pikëve, krahas Juventusit që renditet i shtati me 13 pikë të tubuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, lojtarë të shumtë nuk do të arrijnë të paraqiten, ku për “Rossonerët” mungojnë Calabria, Florenzi, Ibrahimovic, Kjaer, Maignan, Messias dhe Saelemaekers, kurse te “Zonja e Vjetër” nuk do të paraqiten Ake, Chiesa, De Sciglio, Di Maria, Kaio Jorge, Peeters dhe Pogba.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Krunic, Diaz, Leao; Giroud
Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Bremer, Alex Sandro; McKennie, Paredes, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Milik.