Reja e ka harruar me Kombëtaren!
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, duket se ka gjetur një formë fantastike me Kartagjenën, duke shënuar 4 gola në 8 takime të luajtura, me tre të fundit që kanë qenë në tre ndeshje radhazi.
31-vjeçari, i cili është harruar nga Edi Reja, duke mos e grumbulluar në Kombëtare për një kohë të gjatë, është analizuar nga prestigjiozja spanjolle “AS”.
Siç thekson gazeta e njohur, sulmuesi shqiptar është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e tij personal, me 13 gola të shënuar në La Liga 2 përpara dy sezonesh me Malagën, nëse vazhdon me ritmin në të cilin ndodhet.