Ishte në kërkim të një aventure të re që të mund t’i jepte motivime të reja. Megjithatë, eksperienca te Manchester United nuk ka qenë ajo që priste, të paktën deri tani.
Po flasim për Casemiro-n, i cili u transferua te Djajtë e Kuq nga Real Madrid këtë verë, por duket se braziliani është penduar që tani për zgjedhjen e bërë.
Në fakt, sipas portalit spanjoll todofichajes, mesfushori duket se i ka thënë miqve të ngushtë se është penduar që është larguar nga Real Madrid.
Jo vetëm kaq. Casemiro duket se është i hapur edhe për një lamtumirë të bujshme që në merkaton e ardhshme të janarit.
Duke pothuajse e pamundur që braziliani të shitet edhe për shkak të investimit të rëndësishëm të bërë nga Djajtë e Kuq për të (mbi 70 milionë euro), por mund të kërkohet një huazim i mundshëm.
Casemiro ka dëshirë të luajë me vazhdimësi dhe me Ten Hag, të paktën deri tani, kjo gjë nuk ka ndodhur. Të shohim nëse do të ketë zhvillime të reja në këtë çështje dhe cila do të jetë e ardhmja e brazilianit.