Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për Barca Magazine në të cilën ka folur për tema të ndryshme të lidhura me muajt e parë të tij me blaugranat.
Nga transferimit në Spanjë e deri te përshtatja me skuadrën e re që duket se po shkon shumë mirë, siç tregojnë edhe shifrat e polakut.
Në lidhje me zgjedhjen për të shkuar te Barcelona: “Më bëri shumë të lumtur të dija se një klub si Barça ishte i interesuar për mua. Pas tetë vitesh në Mynih, ku fitova gjithçka, jam shumë mirënjohës; doja të bëja hapin tjetër në karrierën time, të filloja një kapitull tjetër”, tha Lewandowski.
“Kur fola me Mateu Alemany dhe me presidentin Laporta, kuptova se ata donin shumë që unë të vija dhe se do të bënin gjithçka për ta realizuar.
“Ky ishte sinjali që më bëri të kuptoj se ishte koha për të ardhur. Kuptova që isha gati të bashkohesha me projektin e Barçës dhe të argëtohesha. Sepse është një projekt për të ardhmen”.
Sicc ka thënë edhe në të kaluarën, polaku ka rrëfyer se merita për përshtatjen e shpejtë me lojën dhe stilin e katalanasve është edhe e periudhës së kaluar te Bayern nën drejtimin e Pep Guardiola-s:
“Kam mësuar shumë për Barcelona-n prej tij. E kuptova qartë se për çfarë po fliste. E gjithë kjo e bëri më të lehtë për mua të përshtatem me taktikat dhe idenë e futbollit blaugrana.
“Kështu që edhe unë u ndjeva më i përgatitur për të ndërmarrë këtë hap. Falë Pep jam përshtatur më mirë dhe më lehtë këtu te Barcelona”.