Reali kërkon të përforcojë mbrojtjen

Futboll

Reali kërkon të përforcojë mbrojtjen

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 15:13
Reece James

Reali kërkon të përforcojë mbrojtjen!

Real Madrid kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së janarit, teksa drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur lojtarin e duhur për Ancelottin.

Sipas “Fichajes” raportohet se “Los Blancos” kanë “peshkuar” te Chelsea për lojtarin e duhur.

Bëhet fjalë për Reece James.

Anglezi nënshkroi kontratën e re me blutë deri në vitin 2028, por nëse “Los Blancos” duan ta transferojnë futbollistin, i cili është një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim në pozicionin e tij dhe paraqesin ofertën e duhur për të, atëherë Chelsea mund të konsiderojë shitjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat