Ethemi bën bomberin në elitën e futbollit turk, ish-futbollisti i Kukësit gjen sërish rrugën e rrjetës
Ish-futbollisti i Kukësit, Valon Ethemi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit turk, me skuadrën e Istanbulspor. Mesfushori shqiptar, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, arriti të shënonte në minutën e 55-të, në duelin ndaj Ankaraguçusë të Ali Soue.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Kilinç, teksa Ethemi vendosi baraspeshën.
Vlen të theksohet se titullar te skuadra e Istanbulspor, në këtë duel aktivizohen nga minuta e parë edhe Rroca dhe Topalli, ndërkohë që Guri ndodhet në stol. Ky ishte goli i tretë në 7 ndeshje në kampionat për Ethemin.