Istogu fiton derbin e fqinjëve, barazohet me liderin! Trepça në krizë

Futboll

Istogu fiton derbin e fqinjëve, barazohet me liderin! Trepça në krizë

Nga: K. Goca Më: 8 tetor 2022 Në ora: 16:04
Istogu

Istogu ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Phoenix të Banjës, në ndeshjen e javës së 8-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Ndeshja u luajt në fushën e Vitomiricës.

Phoniex nuk i mjaftuan dy golat e Milicajt. 

Për Istogun shënuan Tolaj, Arifaj dhe Alushaj. 

Në dy golat e parë asistoi Gërvalla dhe në të tretin Arifaj. 

Trepça e Mitrovicës është në krizë të rezultateve, pësoi humbje me 1:0 si mysafire e Drenasit. 

Rahovecit pëson edhe një humbje, kësaj radhe në udhëtim me 1:0 nga A&N e Prizrenit.

Feronikeli 74 kryeson me 15 pikë pasojnë Istogu 15, Drenasi 15, Rahoveci 14, Phoniex 13, Liria 12, A&N 10, Rilindja 1974 7, Trepça 5 dhe Vëllaznimi 0 pikë.  

Grupi A

Feronikeli 74 - Liria 2:2
Phoniex - Istogu 2:3
Drenasi - Trepça 1:0
A&N - Rahoveci 1:0

Të dielën 

Vëllazmimi - Rilindja 1974
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat