Milan dhe Chelsea në një tjetër duel

Futboll

Milan dhe Chelsea në një tjetër duel

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 16:13
Milan dhe Chelsea në një tjetër duel

Milan dhe Chelsea kanë nisur një tjetër duel mes tyre përveç atyre në Champions League. Këtë herë të dy skuadrat do të luftojnë për shërbimet e mbrojtësit francez të Leipzig.

Mohamed Simakan është ylli i ri që ka filluar të shkëlqejë në Bundeslig, teksa duket se Simakan nuk do të qëndrojë gjatë te Leipzig, pasi ai tanimë është bërë objektiv i dy klubeve të mëdha evropiane si Milan dhe Chelsea.

22-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit dhe shihet si një investim shumë i mirë për të ardhmen nga Chelsea dhe Milan.

“Calciomercato” ka raportuar se dy klubet e mëdha evropiane e kanë ndjekur në disa ndeshje nga afër lojtarin dhe mendojnë të dalin me oferta qysh në afatin kalimtar të janarit.

Leipzig kishte investuar 15 milionë euro në verën e vitit 2021 për francezin dhe për ta lënë të lirë tani kërkon rreth 40 milionë.

Lojtari dëshiron të bëj një hap të madh në karrierën e tij dhe mezi pret ofertën zyrtare për të zgjedhur mes Milanit dhe Chelseat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat