Milan - Juventus, formacionet

Futboll

Milan - Juventus, formacionet

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 16:55
Milan - Juventus, formacionet

Do të startojë në orën 18:00, supersfida mes Milanit dhe Juventusit e vlefshme për javën e 9-të të  Serisë. Një duel ku spektakli është i garantuar, teksa të dy skuadra do të tentojnë gjithccka për gjithccka.

Milan dhe Juventus, në thjeshtimet gazetareske, janë dy skuadra me filozofi të ndryshme, të cilat pasqyrojnë idetë e Piolit dhe Alegrit. Në fakt, gjërat nuk kodifikohen aq lehtë në f utbollin e sotëm, ku “rrjedhshmëria” është kryefjala.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për t’u kapur me një koncept loje pak a shumë ofensive apo mbrojtëse, pasi tashmë është normale të ndryshohet plani i lojës sipas karakteristikave të rivalit Si Milani ashtu dhe Juventusi, vijnë në këtë supersfidë, pas triumfeve në sfidat e kaluara në kampionat:

FORMACIONET ZYRTARE:

Milan (4-2-3-1): Tatarushanu; Kalulu, Gabia, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Benaser; Pobega, Brahim Diaz, Leao; Zhiru. Trajner: Pioli.
Juventus (4-4-2): Shezni; Danilo, Bremer, Bonuçi, Alex Sandro; Kuadrado, Lokateli, Rabio, Kostiç; Milik, Vlahoviç. Trajner: Alegri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat