Është shtyrë për 15 minuta fillimi i ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit, në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.
FC Prishtina ka njoftuar se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të zhvillimit të ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian, Itali – Finlandë, që u zhvillua nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kësisoj, ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit pritet të nis në ora 20:15.
Njoftimi nga FC Prishtina:
“Shtyhet për 15 minuta ndeshja FC Prishtina – FC Dukagjini
Dueli FC Prishtina – FC Dukagjini i paraparë të zhvillohet në ora 20:00 është shtyrë për 15 minuta.
Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të zhvillimit të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian, Itali – Finlandë U-17 nga ora 16:00 në stadiumin tonë.
FC Prishtina – FC Dukagjini pritet të nis në 20:15”.