Modeste i jep barazimin Dortmundit, ia mohon fitoren Bayernit 

Futboll

Modeste i jep barazimin Dortmundit, ia mohon fitoren Bayernit 

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 20:27
Pamje nga ndeshja

Bayerni kthehet me një pikë nga stadiumi “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Kampioni në fuqi, Bayerni, ka barazuar me rezultat 2:2 me Dortmundin, në takimin e javës së nëntë në Bundesliga I.

Goretzka në minutën e 33-të realizoi për epërsinë 0:1. 

Në minutën e 53-të, Sane nga rreth 18 metra shënoi gol të bukur (0:2).

Futbollisti Moukoko në minutën e 74-të nga rreth 14 metra realizon gol të bukur dhe ngushton rezultatin.

Në fund të takimit, Coman i Bayernit, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 90+5, Anthony Modeste ia mohon fitoren Bayernit, barazon rezultatin 2:2.

Union Berlini kryeson me 17 pikë, duke lënë pas Freiburgun me 16, Bayernin 16, Dortmundin 16, Werderin 15 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat