PSG nuk ia del në duel me Reims-s, duke luajtur baras (0:0), në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Francës.
Fundi i takimi u përshkrua me tensione të mëdha ku pati edhe grindje mes lojtarëve.
Në minutën e 41-të, Sergio Ramos, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë parisienët me një lojtar me pak.
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, u paraqit titullar për Reims, duke shfaqur lojë të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 79-të.
Neymar e Mbappe ishin mjaft të rrezikshëm por nuk shënuan, ndërsa Messi ishte mungesë e madhe (nuk u paraqit në këtë ndeshje) për PSG-në.
PSG kryeson me 26 pikë dhe Reims është në pozitën e 14-të me 8 pikë.