Emir Sahiti ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj NK Varazdin, në fitoren 2-1 të Hajduk Split.
Futbollisti e hapi serinë e golave në minutën e 33-të me një goditje fantastike me gërshërë.
Anësori u asistua bukur në zonë, aty ku më pas edhe realizoi supergolin në stilin e Cristiano Ronaldos.
Me këtë fitore, Hajduk Split mbetet në vendin e dytë në tabelë me 23 pikë të mbledhura në kampionatin kroat.
Për Sahitin ky gol ishte i pari i shënuar në këtë edicion.