Haaland apo Mbappe? Legjenda e Interit zgjedh sulmuesin më të mirë

Futboll

Haaland apo Mbappe? Legjenda e Interit zgjedh sulmuesin më të mirë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:36
Haaland, Mbappe

Legjenda e Interit, Diego Milito, është futur në debatin se kush është sulmuesi më i mirë mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Ish-sulmuesi i Interit preferon Mbappen para Haalandit pasi francezi ka aftësinë për të krijuar gola për vet, ndërsa sulmuesi i Manchester City ka nevojë për asistime për të shënuar gola.

“Kështu si jam, gjithmonë më kanë pëlqyer më shumë lojtarët që mund ta zgjidhin vetë situatat. Dikush si Haaland, i cili është thjesht shkatërrues, gjithmonë ka nevojë për asistime nga shokët e tij. Mbappe nga ana tjetër, nganjëherë golin e ndërton vetë, nga hiçi, por në të njëjtën mënyrë di të japë asistime dhe të gjejë gola.

Ndoshta francezi, për eksplozivitetin e tij, ka diçka nga Ronaldo “Fenomeni”, i cili për mua pas Messit është më i madhi nga të gjithë.

Struktura fizike e norvegjezit të bën të mendosh, në vend të kësaj, për qendërsulmues të tjerë të përmasave: një Vieri në Itali apo një Martin Palermo në Argjentinë. I fuqishëm dhe i pabesueshëm brenda zonës së penalltisë. Haaland e solli këtë model në një epokë të re dhe një dimension të ri”, ka thënë Milito për Gazzetta dello Sport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat