​Test serioz për Arsenalin, në “Emirates” zbarkon Liverpooli

Futboll

​Test serioz për Arsenalin, në “Emirates” zbarkon Liverpooli

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Arsenali që deri më tani ka pësuar vetëm një humbje në tetë xhirot e para të Premier Ligës, sot do ta ketë një test shumë të vështirë për ta ruajtur këtë ecuri pozitive.

Liverpooli i Jurgen Klopp do të zbarkojë në stadiumin “Emirates” për të testuar forcën reale të skuadrës së Mikel Artetas.

“Topçinjt” kanë 21 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Liverpooli e ka nisur dobët sezonin dhe rezultat pozicionohen në vendin e 10 me vetëm 10 pikë, andaj janë në një situatë mjaftë të vështirë.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj sfide e cila starton nga ora 17:30.

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli,, Jesus

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsmikas, Henderson, Fabinho, Salah, Jota, Diaz, Nunez

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat