Presidenti i Lyonit ndërron mendje dhe shkarkon trajnerin.
“Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen e katërt radhazi, por nuk jam këtu për të bërë revolucion.
Unë nuk jam miliarder si ai që shkarkon njeriun që fitoi Champions League”, deklaroi disa ditë më parë Jean-Michel Aulas, presidenti i Lyonit, i cili thumboi pronarin e ri të Chelsea kur u pyet nëse Peter Bosz rrezikonte postin.
Gjithsesi, fjalët nuk kanë vlerë në futboll, skuadra franceze nuk ia doli të fitojë as ndaj Toulouse në shtëpi (1-1) dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin holandez, i cili mbante postin e trajnerit të Lyonit prej majit të vitit të kaluar.