Në stadiumin e Konjares së Mesme të Shkupit, BvK Konjare ka shënuar fitore të thellë prej 13-1 kundër Volkovo-s, në kuadrin e javës së 6-të të Ligës së Tretë-Veri.
Golat për vendësit i kanë shënuar: Orhan MiFtari 10’, 11’, 13’ dhe 42’, Gzim Bakiu 17’, 27’, 40’, Faton Bela 38’, 53’, 75’, Fatih Jusufi 4’, Lirim Idrizii 54’ dhe Lavdrim Ibrahimi 89’.
“Fitore bindëse dhe lojë e shkëlqyeshme e ekipit tonë.Fitoren ia dedikojmë Sakip Fetait”, kanë deklaruar nga BvK Konjare.
Me këtë fitore të thellë BvK Konjare kryeson renditjen me 15 pikë, sa ka edhe Bashkimi i Kumanovës që sot mposhti Besën në Sllupcan me rezultat 2-3, por skuadra nga Konjare e Mesme e Shkupit ka golaverazh më të mirë.