Keqardhja e Nagelsmann

Futboll

Keqardhja e Nagelsmann

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:39
Keqardhja e Nagelsmann

Deri Klassiker dhuron gjithmonë spektakël në Gjermani. Borrusia Dortmund-Bayern Munchen është një ndeshje që nuk zhgënjen kurrë dhe njësoj ndodhi edhe të dielën. Përballja e zjarrtë e luajtur në “Signal Iduna Park”, përfundoi në barazim 2-2 (Moukoko, Modeste/Goretzka, Sane), me vendasit që ia dolën të evitonin humbjen falë golit të ish-sulmuesit të Koln në sekondat e fundit.

Edhe pse kryesonte 0-2 deri në minutën e 74’, Bayerni nuk ia doli të rikthehej me pikë të plota në shtëpi. Reagimi i Dortmundit surprizoi edhe Julian Nagelsmann, i cili theksoi në prononcimin pas ndeshjes se nuk e kishte menduar se verdhezinjtë do ia dilnin t’i hiqnin djemve të tij fitoren nga duart.

“Luajtëm mirë, edhe pse fillimi i ndeshjes nuk ishte ndër më të mirët. Më pas u çliruam dhe nisëm të bënim mirë, sidomos në pjesën e dytë. Ndeshjen e kontrolluam ne dhe nuk e kisha ndjesinë se Dortmundi mund të rikthehej në lojë.

Ndeshja do të mbyllej nëse do të shënonim edhe golin e tretë, por humbëm disa raste të pastra. Golat e pësuar? I pari erdhi nga një situatë në dukje jo e dëmshme, ndërsa te goli i barazimit  Schlotterbeck pati shumë liri në krah”, theksoi trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat