Kosova në grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës... Po Shqipëria

Futboll

Kosova në grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës... Po Shqipëria

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 tetor 2022 Në ora: 12:21 Përditësuar në ora: 15:19 më 09.10.2022
Ilustrim

Selektori i Kosovës komenton grupin

Selektori i Kosovës, Alain Giresse kometoi shortin e skuadrës së tij e cila bën pjesë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Tekniku francez i Dardanëve theksoi se ai mendon për vendin e dytë të grupit çka do të thotë kualifikimi në Euro 2024, ndërsa shtoi se pasuria e ekipit janë lojtarët që vijnë nga Italia, Spanja apo Zvicra.

“Është një grup i vështirë, por nëse shikojmë të tjerët është më mirë kështu.

Do të mundohemi të luajmë mirë kundër të gjitha skuadrave në grup. Shpresojmë të kualifikohem pasi kemi shpresë për  vendin e dytë.  Kombëtarja jonë është e re, por në mendjen tonë është vendi i dytë.

Rumaninë nuk e njoh shumë mirë. Njoh vetëm kombëtaren e vjetër të Rumanisë, që kishte një organizim shumë të mirë dhe një ekip të fortë.

Pasuria jonë janë lojtarët nga Italia, Spanja, Zvicra. Por ne po mendojmë se si të ndërtojmë një kombëtare të fortë për të ardhmen. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë”, u shpreh Alain Giresse.

Selektori i Zvicrës ka fjalë interesante për Kosovën 

Për selektorin e Zvicrës në futboll, Murat Yakin, lidhja me Izraelin ka një kuptim të veçantë, pasi ai luajti ndeshjen e fundit ndërkombëtare kundër izraelitëve si lojtar profesionist.

“Mendoj se Izraeli është kundërshtari më i fortë në këtë grup”, thotë Yakin, duke shtuar se edhe dueli vëllazëror me Kosovën sigurisht që do të jetë shumë i veçantë, shkruan mediumi zviceran “20 min”.

“Sigurisht që kemi shumë miq kosovarë në Zvicër, mezi po e presim duelin”, shpjegon selektori i kombëtares, i cili flet për një “grup të realizueshëm”.

Dy ndeshjet kundër Kosovës do të jenë gjithashtu shumë të veçanta për shumë lojtarë të lidhur me të dyja vendet. Në anën zvicerane, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i kanë rrënjët në Kosovë.

Nga ana e Kosovës, në skuadër janë lojtarë si Florent Hadergjonaj dhe Fidan Aliti, të cilët të dy janë rritur në Zvicër. Së fundmi, Zvicrai barazoi (1:1) kundër Kosovës në një miqësore në Cyrih në mars të këtij viti.

Çfarë i tha Ademi presidentit të federatës zvicerane?

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, është i kënaqur me short për kualifikueset në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.

Kosova është në grup I me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, aty janë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia, Andorra.

“Pas shortit me presidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc.

Përballjet Kosovë - Zvicër në kualifikimet për Euro 2024, do të jenë sa emocionuese, po aq të mirëpritura nga qytetarët e të dyja vendeve tona. 

Kjo për shkak të lidhjes së ngushtë që dy vendet dhe popujt tanë kanë krijuar tash e disa dekada. 

I uruam fat njëri-tjetrit në këtë cikël kualifikues dhe që së bashku ta sigurojmë pjesëmarrjen në Euro 2024. 

Me këtë rast ftoj bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Zvicër, por kudo në Evropë që të jenë në numër sa më të madh në përkrahje të Kosovës dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

Grupi A
Spanja 
Skocia
Norvegjia
Gjeorgjia
Qipro 

Grupi B
Holanda
Franca 
Republika e Irlandës 
Greqia
Gjibraltari

Grupi C
Italia
Anglia
Ukraina 
Maqedonia e Veriut
Malta

Grupi D
Kroacia 
Uellsi
Armenia
Turqia
Letonia

Grupi E
Polonia
Republika e Çekisë
Shqipëria 
Ishujt Faroe
Moldavia

Grupi F 
Belgjika
Austria
Suedia
Azerbajxhani 
Estonia

Grupi G
Hungaria
Serbia
Mali i Zi
Bullgaria
Lituania

Grupi H
Danimarka
Finlanda 
Sllovenia 
Kazakistani
Irlanda e Veriut
San Marino

Grupi I
Zvicra 
Izraeli
Rumania
Kosova
Bjellorusia
Andorra

Grupi J
Portugalia 
Bosnja e Hercegovina 
Islanda 
Luksemburgu 
Sllovakia
Lihteshtejni

FFK e konsideron short të favorshëm për Kosovën

Në Frankfurt të Gjermanisë sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Kosova u shortua në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

E Federata e Futbollit e Kosovës këtë e cilësoi si short të favorshëm.

Grupi A
Spanja 
Skocia
Norvegjia
Gjeorgjia
Qipro 

Grupi B
Holanda
Franca 
Republika e Irlandës 
Greqia
Gjibraltari

Grupi C
Italia
Anglia
Ukraina 
Maqedonia e Veriut
Malta

Grupi D
Kroacia 
Uellsi
Armenia
Turqia
Letonia

Grupi E
Polonia
Republika e Çekisë
Shqipëria 
Ishujt Faroe
Moldavia

Grupi F 
Belgjika
Austria
Suedia
Azerbajxhani 
Estonia

Grupi G
Hungaria
Serbia
Mali i Zi
Bullgaria
Lituania

Grupi H
Danimarka
Finlanda 
Sllovenia 
Kazakistani
Irlanda e Veriut
San Marino

Grupi I
Zvicra 
Izraeli
Rumania
Kosova
Bjellorusia
Andorra

Grupi J
Portugalia 
Bosnja e Hercegovina 
Islanda 
Luksemburgu 
Sllovakia
Lihteshtejnin

Në webfaqen e tyre zyrtare, shorti i sotëm për Kosovën u konsiderua si i favorshëm.

“Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani.

Reagojnë zviceranët lidhur me Kosovën

Ballafaqimi Zvicër – Kosovë, pritet me padurim sfidë që vlerësohet edhe si vëllazërore, kur dihet se për zviceranët luajnë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Mediumi zviceran “Blick” shkruan”: Zvicra në grup takohet me Kosovën. Detyrë e realizueshme për Euro 2024: Zvicra takohet në kualifikime me Izraelin, Rumaninë, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Kombëtarja e Zvicrës në futboll do të përballet me Izraelin, Rumaninë, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Ky ishte rezultati i shortit në Frankfurt 614 ditë para fillimit të Kampionatit Evropian në Mynih.

Raundi i parë do të zhvillohet nga 23 deri më 25 mars 2023, i fundit nga 19 deri më 21 nëntor 2023. Dhjetë fituesit e grupeve dhe nënkampionët kualifikohen drejtpërdrejt në finalet e EURO nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024.

Tri bileta të tjera do të jepen në play off-et e marsit 2024, për të cilat skuadrat mund të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve”.

Kosova në grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës... Po Shqipëria

(E plotësuar) - Kosova është në grup I me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, aty janë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia, Andorra.

Shqipëria është në Grupin E, me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Gjermania kualifikohet direkt, pasi që është mikpritëse e Kampionatit Evropian.

Janë 53 shtete që marrin pjesë në short, që po mbahet në Frankfurt.

Grupi A
Spanja 
Skocia
Norvegjia
Gjeorgjia
Qipro 

Grupi B
Holanda
Franca 
Republika e Irlandës 
Greqia
Gjibraltari

Grupi C
Italia
Anglia
Ukraina 
Maqedonia e Veriut
Malta

Grupi D
Kroacia 
Uellsi
Armenia
Turqia
Letonia

Grupi E
Polonia
Republika e Çekisë
Shqipëria 
Ishujt Faroe
Moldavia

Grupi F 
Belgjika
Austria
Suedia
Azerbajxhani 
Estonia

Grupi G
Hungaria
Serbia
Mali i Zi
Bullgaria
Lituania

Grupi H
Danimarka
Finlanda 
Sllovenia 
Kazakistani
Irlanda e Veriut
San Marino

Grupi I
Zvicra 
Izraeli
Rumania
Kosova
Bjellorusia
Andorra

Grupi J
Portugalia 
Bosnja e Hercegovina 
Islanda 
Luksemburgu 
Sllovakia
Lihteshtejnin

Kosova dhe Shqipëria në orën 12:00 do të mësojnë rivalët për “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjerman.

Në emocione Kosova dhe Shqipëria.

Jo vetëm Kosova dhe Shqipëria, por edhe Zvicra që ka në radhët e veta shqiptarët Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Ardon Jasharin, Andi Zeqirin, etj. Maqedonia e Veriut që ka disa shqiptarë në petkun e saj, Visar Musliun,

Enis Bardhin, Ezgjan Alioskin, Valon Ethemin etj.

Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja, skuadrat fituese të grupeve të Ligës A të Ligës së Kombeve, do të jenë koka grupi (me nga gjashtë skuadra) në grupet A, B, C dhe D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat