Ballafaqimi Zvicër – Kosovë, pritet me padurim sfidë që vlerësohet edhe si vëllazërore, kur dihet se për zviceranët luajnë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Mediumi zviceran “Blick” shkruan”: Zvicra në grup takohet me Kosovën. Detyrë e realizueshme për Euro 2024: Zvicra takohet në kualifikime me Izraelin, Rumaninë, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Kombëtarja e Zvicrës në futboll do të përballet me Izraelin, Rumaninë, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Ky ishte rezultati i shortit në Frankfurt 614 ditë para fillimit të Kampionatit Evropian në Mynih.
Raundi i parë do të zhvillohet nga 23 deri më 25 mars 2023, i fundit nga 19 deri më 21 nëntor 2023. Dhjetë fituesit e grupeve dhe nënkampionët kualifikohen drejtpërdrejt në finalet e EURO nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024.
Tri bileta të tjera do të jepen në play off-et e marsit 2024, për të cilat skuadrat mund të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve”.