Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mësoi kundërshtarët në ciklin eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2024, të cilin e organizon Gjermania. Maqedonia do të jetë pjesë e Grupit C, së bashku me dy finalistët e Kampionatit të fundit Evropian, Italinë dhe Anglinë.
Këtu është edhe Ukraina e Malta. Maqedonia do të kërkojë kualifikimin e dytë, pas EURO 2020. Përmes eliminatoreve të Ligës së Kombëve, Maqedonia për herë të parë siguroi kualfikimin në një event kontinental.
Shqipëria sfidon Poloninë, Çekinë e Moldavinë
Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë, do të jetë në Grupin F, së bashku me kombëtaret e Polonisë, Çekisë, Ishujt Faroe dhe Molldavisë.