Ferizaj dhe Ballkani në epërsi, baras në Podujevë

Futboll

Ferizaj dhe Ballkani në epërsi, baras në Podujevë

Nga: K.G. Më: 9 tetor 2022 Në ora: 13:49
Ferizaj

Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Malishevës.

Autor i golit Krasniqi, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 17-të. Në fund të pjesës së parë Zyba shton epërsinë në 2:0.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi po luan baras (1:1) me Drenicën.

Për Llapin shënoi Progni (18’) dhe për Drenicën (20’) Gavazaj. 

Ferizaj po avancon (1:0) me Gjilanin, në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës. Kroati Panadiq shënon me kokë në minutën e fundit të pjesës së parë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat