Torino ka barazuar me rezultat 1:1 me Empolin, në takimin e javës së 9-të të Serie A.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, u paraqit titullar dhe ai i Kosovës, Mërgim Vojvoda nga minuta e 74-të.
Bajrami u zëvendësua në minutën 78-të.
Për Empolin realizoi Destro (49') dhe për Torinon Llukiq (90').
Torino zë vendin 10-të me 11 pikë e Empoli është i 13-ti me 8 sosh.