Kosova e Dusseldorfit i rikthehet fitoreve në Bezirksliga.
Ata sot shënuan fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj DJK Neuss Gnadental, në kuadër të javës së 9-të.
Një fitore bindëse që është dëshmi se humbja e të mërkurës që e lamë pas me rezultat 1:4 nga VdS 1920 Nievenheim, më shumë ka qenë e rastit dhe një mbrëmje keqe ku asgjë nuk iu shkoi ndoresh.
“Fitore e merituar e ekipit tonë kundër një kundërshtari mjaft të fortë. 4:0 është rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme me një lojë atraktive dhe shumë të mirë për sy ku djemtë dhanë gjithçka nga vetja për të arkwtuar 3 pikët e radhës”, njofton në faqen e klubit Kosova.
Presidenti i klubit kuqezi, Bujar Neziri, është i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve dhe fitoren bindëse ndaj një rivalit shumë të fortë.
Kosova aktualisht renditet në vend të pestë me 15 pikë dhe DJK Neuss Gnadental është i dyti me 17 sosh.