Për futbollistin Uran Bislimi është ndeshja e tretë rresht që paraqitet standard për ekipin e Luganos, e cila sot e mposhti me rezultat 1:0 Baselin.
Portieri Amir Shaipi dhe Bislimi, u paraqitën nga minuta e parë, Albian Hajdari nga minuta e 28-të, duke dhënë maksimumin në fitore.
Kapiteni Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri luajtën titullarë për Baselin.
Futbollisti Mahou në minutën e 33-të realizoi për fitoren e madhe të Luganos.
Amir Shaipi vlerësohet me notën 7.5, Uran Bislimi 6.8, Albian Hajdari 6.8, Andi Zeqiri 6.7 dhe Taulant Xhaka 6.8.
Pas javës së 10-të në kampionati zviceran, Lugano renditet në vend të katërt me 15 pikë e Baseli bie në të shtatin me 12 sosh, ndërsa Young Boys kryeson me 23.
Bislimi, Shaipi dhe Hajdari, me Luganon po tregojnë lojëra të lakmueshme dhe si fryt i kësaj janë në katërshen e parë të renditjes.
Lugano - Basel 1:0 (1:0)
Shikues: 3389.
Stadiumi “di Cornaredo” në Lugano.
Gjyqtar: L. Fähndrich.
Shënues: Mahou (33’).
Kartona të verdhë: Sabbatini, Valenzuela - Amdouni, Lang.
Lugano: Shaipi; Valenzuela, Mai, Daprela (Hajdari 28’), Ziegler; Doumbia; Mahou (Amoura 64’), Sabbatini, Bislimi (Macek 78’), Steffen (Haile-Selassie 78’); Babiq (Bottani 64’).
Basel: Hitz; Lang (Pelmard 64’), Comas, Adams, Calafiori; Xhaka (Frei 73’), Diouf; Ndoye (Ltaief 89’), Amdouni, Sène (Males 64’); Zeqiri (Fink 64’).