Napoli ka një ecuri fantastike në Serie A, 7 fitore e 2 barazime për nëntë javë.
Napolitanët në udhëtim e shkelën me rezultat 4:1 Cremonesen.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, luajti me sukses për Napolin
Rrahmani u zëvendësua në minutën e 82-të.
Politano (26'), Simeone (76'), Lozano ((90+2') e Olivera (90+4') shënuan për Napolin dhe Dessers (47') për Cremonesen.
Napoli kryeson me 23 pikë, duke lënë pas Atalantën me 20, Udinesen 20, Milanin 20 etj. dhe Cremonese është në pozitën e 19-të me 3 sosh.