Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Petr Fousek, nuk e diskuton kualifikimin në Europianin e 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.
Në prononcimin për mediat vendase, ai shprehet i kënaqur me shortin, që i vuri përballë, Polonisë, Shqipërisë, Ishujve Faroe dhe Moldavisë.
Sipas tij, rivalët janë të kalueshëm në letër dhe se shorti u tregua bujarë. Sipas Fousek, kualifikimi në Europianin e vitit 2024 është një prioritet i padiktueshëm.
“Duhet theksuar se objektivi ynë për të kaluar në Kampionatin Europian mbetet një prioritet i padiskutueshëm. Shorti ishte relativisht i favorshëm për ne. Mund të kishim përballur një kundërshtar shumë më të ashpër nga vazoja numër një, tre dhe katër. Mendoj se duhet të të jeni të kënaqur.
Nuk dua të nënvlerësoj asnjë nga kundërshtarët, por në këtë grup thjesht nuk mund të kemi qëllim tjetër përveç avancimit. Jam i bindur se jemi të aftë ta luajmë në fushë dhe se vetëm ne mund t’ja prishim punën vetes”, u shpreh kreu i Federatës së Futbollit Çek.