Sot janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të Meridianbetit të Ligës së Parë të Malit të Zi në futboll.
Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, është lider i kampionatit.
Skuadra nga Tuzi barazoi (0:0) në ndeshjen me Iskra në Danillovgrad.
Pikë e madhe për tuzjanët, të cilët e kanë president të klubit Pal Dreshajn.
“Një përfundim emocionues në Danilovgrad. Në minutën e 84-të Iskra mbeti me një lojtar më pak pasi që Danilo Markoviq ndëshkohet me karton të kuq. Deçiqit iu dha një faull, pastaj shënoi Predrag Kashçelan.
Kjo u pasua me protesta të vendasve, tensione dhe më pas arbitri Radoje Pajoviq, pas konsultimit me ndihmësin e tij, e anuloi golin. Deri në fund të ndeshjes pati tensione, ndeshja ishte në prag të një konfliktit dhe në fund përfundoi 0:0”, shkruan mes të tjera mediumi malazez “VIjesti”.
Deçiqi kryeson me 21 pikë, pasojnë Sutjeska 20. Buduçnosti 18, Petrovac 15, Arsenal 16, Jezero 16 pikë etj.