Roma arriti një tjetër fitore në kampionat, ku kësaj radhe ka mundur në shtëpi Leçen me rezultatin 2:1.
Ishin pikërisht Smolling dhe Dibala, të cilët vendosën këtë sfidë, njësoj si atë me Interin, ndërsa goli i Strefecës në minutën e 39’, shërbeu vetëm për të barazuar momentalisht rezultatin.
Gjithashtu pati minuta edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili u fut në minutën e 89’ për të zëvendësuar Ibanjezin.
Me këtë rezultat Roma shkon në vendin e 5-ë, në kuotën e 19 pikëve, 4 më pak se Napoli kryesues.
REZULTATI:
Roma 2-1 Leçe
Smolling 6′, Dibala (P) 48′ / Strefeca 39′.