​Lëndohet Amir Rrahmani

Futboll

​Lëndohet Amir Rrahmani

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 10:29
Amir Rrahmani

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani është lënduar gjatë ndeshjes së Serie-A ndërmjet Napolit dhe Cremoneses të cilën skuadra napolitane e fitoi me rezultat 4-1

Ylli i Kombëtares së Kosovës u largua nga loja ë në minutën e 82’ duke u zëvendësuar nga Ostogard.

Napoli ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se Rrahmani ka lënduar muskulin e këmbës, por nuk ka dhënë detaje të tjera për shkallën e lëndimit apo kohën e nevojshme për rikuperim.

Ndryshe, Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme ne Napolin, por edhe me Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat