Daniele De Rossi do të nisë karrierën e tij si trajner.
Fabrizio Romano ka raportuar se sh-mesfushori italian ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie B, Spal.
39-vjeçari nuk do të ketë punë aspak të lehtë, pasi skuadra italiane ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë, pasi ka mbledhur 9 pikë pas 8 xhirove.
De Rossi nuk e ka ushtruar ende detyrën e trajnerin te ndonjë skuadër.
Nga marsi i vitit 2021 deri në gusht, ai ishte pjesë e stafit të trajnerëve te Kombëtarja e Italisë, me kryetrajner Roberto Mancinin.