PSG interesohet për Jan Oblak

Futboll

PSG interesohet për Jan Oblak

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 00:38
Portieri slloven, Jan Oblak

Portieri slloven, Jan Oblak ka përfunduar në listën e dëshirave të PSG.

Paris Saint-Germain do të synojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Përkundër se kanë një prej portierëve më të mirë në botë në radhët e tyre, PSG janë vënë pas shërbimeve të Jan Oblak, bën të ditur ‘Fichajes’.

Oblak ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me Atletico Madrid, por ai mund të largohet qysh kësaj vere, nëse një ofertë e mirë vjen për të.

PSG janë në ‘pole-position’ për shërbimet e sllovenit, dhe kjo mund të shihet edhe si një thirrje për Gianluigi Donnarumma.

Në garë për Oblak është edhe skuadra e Tottenham Hotspur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat