Sulmuesi i FC Prishtina U19 Naxhi Berisha po vazhdon me formë të mirë në Superligën e juniorëve.
18 - vjeçari ka shënuar gol në humbjen 2:1 ndaj Ferizajt.
Ne total Berisha ka 7 ndeshje dhe ka po aq gola në këtë sezon
Djaloshi nga Prishtina gjate verës kishte qenë në prova në kampin e Hajdukut të Splitit.
Berisha është prej sulmuesve më të mirë në Superligën e juniorëve dhe treguesi më i mirë është efikasiteti i tij, për çdo ndeshje ka shënuar nga gol.